Shekerinska në Munih në takime joformale me ministra të Mbrojtjes

Në kuadër të konferencës së 53-të të sigurisë në Munih, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Mbrojtjes të organizuar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karenbauer.

Marketing

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftuan se Shekerinska kishte mundësinë të takohej dhe të bisedojë me kolegët ministra, sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, Mark Esper, si dhe me ministrin gjerman të Mbrojtjes dhe ministren franceze, Florens Parli. Temë e bisedimeve kanë qenë prioritetet në mbrojtje dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm, ndërsa ministrat e përgëzuan Shekerinskën për anëtarësimin në NATO dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Në margjinat e konferencës, Shekerinska ka pasur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe shefin e diplomacisë të Kosovës, Glauk Konjufca, nënsekretarin parlamentar për siguri dhe politikë të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes gjermane, Peter Tauber dhe gjeneralin Kurtis Skaparoti- ish komandant i forcave amerikane dhe komandës së përbashkët të NATO-s për Evropë, tani në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit ndërkombëtar Kohen e cila ofron ekspertizë të nivelit të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Bisedimet u përqendruan në statusin e ri të Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s dhe progresin e arritur dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në Mbrojtje, thanë nga ministria.

Ndryshe, në konferencë, Shekerinska mori pjesë në edhe në tryezën e rrumbullakët me titull “Çrregullimi i perceptimeve me qëllim liderizëm më të mirë”, temë e së cilës ka qenë roli i grave në politikë.

Marketing