Në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik, së bashku me ministrat e Mbrojtjes së vendeve – anëtare të Aleancës.

Në Bruksel, Shekerinska, përveç pjesëmarrjes në takimin e Këshillit Veriatlantik, do të marrë pjesë edhe në takimin kushtuar misionit “Mbështetje vendimtare” në Afganistan, ndërsa do të ketë më shumë takime edhe me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Maqedonia e Veriut pas marrjes së ftesës për anëtarësim në fillim të vitit të kaluar, në vazhdimësi në mënyrë aktive është pjesëmarrëse në të gjitha takimet e Këshillit Veriatlantik të Aleancës.