Shekerinska në Uashington: Morëm përkrahje të fortë dhe urime për lidershipin, partneriteti me SHBA-në vazhdon

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e përfundoi vizitën e saj në Uashington. Në ditën e fundit, Sheqerinska kishte takim me kongresmenin Majk Tarner dhe Adam Smith, ku u ripërsëritën mesazhet e mbështetjes për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe urimet për zgjidhjen e kontestit të emrit që bllokonte rrugën e Maqedonisë drejt Aleancës.

Marketing

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim u konfirmua bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, i cili me pozicionin e ri të Maqedonisë së Veriut në NATO, do të intensifikohet.

Edhe me kongresmenët Shekerinska bisedoi për nevojën e përshpejtimit të ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim, me çka Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Kjo është e rëndësishme jo për vendin tonë por edhe për sigurinë e gjithë rajonit dhe do ta shpërndajë mesazhin nëpër Ballkan, se me bashkëpunim dhe zgjidhje të problemeve, prosperiteti është i garantuar”, ka thënë Shekerinska.

Të njëjtin mesazh Shekerinska e përcolli në mbledhjen me Heder Conlin dhe me profesorë dhe ekspertë në Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare (CSIS), në takimi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI) me kryetarin Daniel Tuining dhe në takimin me krytearin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Derek Miçell.

“E përfunduam vizitën në Uashington. Pas takimeve me sekretartin amerikan të Mbrojtjes Shanahen, takimet në Pentagon, në Stejt Departamentin, në Shtëpinë e Bardhë, patëm edhe disa takie në Senat dhe në Kongresin Amerikan. Në të gjitha takimet e dërguam të njëjtin mesazh – sa më shpejt të ratifikohet protokolli për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO. Morëm mesazhe të fuqishme, mbështetje dhe urime, për lidershipin, guximin, vendosmërinë, në zgjidhjen e problemeve. Partneriteti ynë me SHBA-më vazhdon dhe kjo do të jetë një plus për stabilitetin tonë, për qëllimet tona strategjike por edhe për ekonominë tonë”, tha ministrja Sheqerinska.