Shekerinska: Opsioni i tanishëm politik e solli vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe drejt negociatave me BE-në

Partnerët e koalicionit, të cilët qëndrojnë pas Qeverisë kanë konsensus për dy çështje strategjike – anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE. Dëshmuam se në të dyja planet kemi rezultate, deklaroi sot në Kumanovë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me mundësinë që Qeveria të bie dhe koalicioni qeverisës të lëkundet nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Marketing

“Nuk shoh asnjë arsye të krijohen dilema në koalicionin qeverisës për arsye se mesazhi i cili është dhënë prej ministrave të Punëve të Jashtme, tani e pamë edhe prej presidentëve dhe prej kryeministrave është se ne e mbaruam pjesën tonë të detyrave edhe kjo është shumë më ndryshe se situatat para disa vitesh. Megjithatë, asnjë detyrë nuk ka përfunduar nëse nuk arrihet rezultati dhe prandaj jemi duke punuar në atë shteti t’i fillojë negociatat”, theksoi Shekerinska, e cila sot në Kumanovë së bashku me presidentin Stevo Pendarovski dhe shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkolonelin Vasko Gjurçinvski, morën pjesë në solemnitetin e Komandës së Bashkuar Operative (KBO).

Ajo tha se të vetmit që kujdesen më shumë për të ardhmen e Qeverisë sesa për të ardhmen e shtetit “janë ata të cilët na sollën në këtë situatë pas 14 viteve prej statusit kandidat, sikur ne të jemi shteti që nuk i ka filluar negociatat dhe mendoj se kjo është sjellje e papërgjegjshme”.

Shekerinska theksoi se opsioni aktual politik e ka çuar vendin drejt anëtarësimit në BE dhe drejt asaj për t’i filluar negociatat me BE-në.

“Për vetëm dy vjet, arritëm prej një shteti i cili nuk pati kurrfarë perspektive, as evropiane, as për në NATO, të bëhemi shtet i cili është para anëtarësimit në NATO dhe shtet për të cilin për herë të parë pas vitit 2005 do të diskutojnë kryeministra dhe presidentë dhe do të sjellin vendime”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

Ajo theksoi se barriera e vetme e cila qëndron midis vendit dhe fillimit të negociatave me BE-në janë detyrat tona.

“Këtë e tha vetëm vendi më skeptik – Franca. Nga ana jonë obligimet tona kanë përfunduar. Ajo që qëndron sot midis nesh dhe fillimit të negociatave është reforma të cilën e komploton Franca, e parashikon dhe e kërkon edhe në pikëpamje të gjendjeve të brendshme në Union, por edhe në pikëpamje të vetë procesit të zgjerimit”, theksoi Shekerinska.

Marketing