Në prag të sesionit të parë të takimit të përbashkët të Këshillit Veriatlantik, dedikuar operacioneve dhe misioneve të Aleancës, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dje pasdite ka pasur takime bilaterale me kolegët e saj, nga Greqia, Nikos Panagiotopulos dhe nga Estonia, Juri Luik.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takim me ministrin e ri grek të Mbrojtjes me ministrin e ri grek të Mbrojtjes Panagiotopulos, Shekerinska theksoi se dy shtetet duhet të ndërtojnë marrëdhënie të afërta bilaterale dhe se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes do të kontribuojë për këtë. Dy ministrat e përshëndetën zbatimin e misionit “Air policing” nga ana e aviacionit grek, për çka shefat e Shtatmadhorive të armatave muajin e kaluar nënshkruan edhe Aranzhman teknik.

“Marrëveshja e Prespës i hapi dyert për anëtarësim në NATO, ndërsa reformat e siguruan. Edhe Maqedonia e Veriut edhe Greqia kanë interesa të njëjta – rajon të sigurt, stabil dhe të sigurt”, theksoi ministrja e cila u falënderua për mbështetjen greke për hapjen e negociatave aderuese në Samitin e fundit të BE-së.

Ministri grek Panagiotopulos, theksohet, porositi se dy vendet me respekt të ndërsjellë dhe me vullnet të mirë, kanë shans të ndërtojnë ardhmëri më të mirë për qytetarët e tyre. Marrëveshja për bashkëpunim në mbrojtje, theksoi ai, hap shumë mundësi për bashkëpunim dhe pjesëtarët e dy armatave do të mund më mirë të njoftohen, të stërviten dhe të përmirësohen së bashku, si aleatë. Panagiotopulos u pajtua se që Ballkani të jetë i qetë dhe stabil është e nevojshme të ketë marrëdhënie të sinqerta dhe të mira mes fqinjëve.

Në takim me ministrin estonez të Mbrojtjes, Juri Luik, megjithatë, ministrja u falënderua për ratifikimin e shpejtë të protokollit aderues nga ana e Talinit zyrtar dhe theksoi se ky proces vazhdoi të lëviz me shpejtësi të jashtëzakonshme duke e pasur parasysh se parlamenti i 26 vendeve anëtare tani më e kanë përfunduar procesin e ratifikuar.

“Ministri Luik porositi se Estonia me padurim e pret ditën kur Maqedonia e Veriut do të jetë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, ndërsa në kontekst të Bashkimit Evropian shtoi se vendi është dashur të marrë vendim pozitiv dhe se kjo është vetëm fazë, e cila do të jetë e tejkaluar”, theksohet në kumtesë.

Ministrja Shekerinska në takimin e përbashkët të ministrave të Mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s, theksoi se Maqedonia e Veriut tërësisht është e përkushtuar në vlerat e Aleancës, si dhe në pjesëmarrje në misionet dhe operacionet e kryesuara nga NATO-ja. Në takim, ministrja u falënderua për konsistencën e Aleancës dhe për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësim në NATO, i cili kaloi në parlamentet e 26 vendeve anëtare.