Shekerinska: Pas disa vitesh ngecje para dyerve të NATO-s, tani jemi në vendin e merituar

Pas takimit të liderëve të shteteve- anëtare të NATO-s në Londër, me krenari dhe kokën lartë mund të themi se kemi arritur sukses! Jemi krenar në suksesin e shtetit dhe mirënjohës për mbështetjen, ky është sukses i përbashkët i gjithë qytetarëve tanë. Çdo qytetarët i jonë, çdo maqedonas, shqiptar, turk, romë, serb, vllah, boshnjak…ka ndjenjën e fitores dhe ka arsye të jetë krenar. Pas shumë vitesh stagnim para dyerve të NATO-s, tani jemi ne vendin e merituar në aleancën më të fuqishme”, ka thënë në pres konferencën e sotme zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.
Vendi jonë, ka thënë ajo është atje ku ishte edhe flamuri jonë, mes më të fortëve, vendeve më të pasura demokratike në botë.

Marketing

“Me pjesëmarrjen në Samitin e NATO-s, atdheu jonë e konfirmoi përcaktimin e plotë të parimeve për siguri të përbashkët dhe ndërtim të marrëdhënieve të forta transatlantike me aleatin më të fuqishëm ushtarak dhe politik bazuar në vlerat demokratike. Kemi siguruar kufij të fortë për të ardhme të sigurt të fëmijëve tanë, për të gjithë qytetarët tanë! Procesi i ratifikimit të Protokollit për inkuadrim është në fund, mbetet vetëm Spanja. Veçmë është e sigurt se hyjmë në mbrojtje të sigurt të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Do t’i mbrojmë kufijtë tanë dhe territorin dhe bëhemi faktor për stabilitetit në rajon”, ka thënë Shekerinska.

Ajo ka thënë se NATO nuk sjell përfitime vetëm për sigurinë dhe stabilitetin, por edhe ekonominë dhe zhvillimin e gjithë shoqërisë. Anëtarësimi në Aleancë sjell investime të reja të huaja në ekonomi, investime që hapin vende të reja të punës dhe nxisin rritje të rrogave dhe eksportit.

Ka shtuar se me anëtarësimin në NATO krijohet mundësi kompanitë e vendit të marrin pjesë në procedura të tenderimit për nevojat e aleancës.

“Politikat dhe hapat e guximshëm që i ndërmorëm si parti e përgjegjshme po jep rezultate. Nëse e shikoni rezultatin e Indeksit të ri për paqen globale do të shihni se vendi, me të vërtetë edhe në sytë e atyre që analizojnë objektivisht, shënon përparim serioz në çështjen e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Shekerinska.

“Dhe nuk ndalemi këtu. Përmes masave dhe politikave konkrete vazhdojmë të punojmë në realizimin e qëllimeve që sjellin përfitim për vendin, ekonominë, qytetarët, por edhe brezat e tanishëm e të ardhshëm. Jemi në rrugë të drejtë. I realizojmë interesat strategjike, ndërtojmë të ardhme në NATO dhe BE”, ka thënë zëvendëskryeministrja Shekerinska.