Shekerinska: Për 200 ushtarë profesionistë, janë paraqitur 1.800 kandidatë, Armata po rinohet

Në konkursin e shpallur për 200 ushtarë profesionistë, janë paraqitur mbi 1.800 kandidatë, kjo tregon, potencoi ministrja e Mbrojtjes, se Armata do të rinohet dhe mund të rinohet vetëm nëse investohet në rroga më të larta, në pajisje më të mirë, në imazh më të mirë dhe në mundësi më të mira për të gjithë ata që punojnë në Armatë.

Marketing

Sipas saj, interesi i të rinjve për qasje në Armatë, e që shihet sipas asaj se për çdo vend ka nga nëntë kandidatë, është rezultat edhe i anëtarësimit tonë në NATO, megjithatë edhe rezultat i rrogave të rritura, edhe në besimin e kthyer në Armatë, besimin e kthyer se ky është profesion që shteti e çmon dhe në mënyrë adekuate e paguan.

“Armata çdoherë e ka kthyer besimin në të, ka arritur t’u përgjigjet detyrave në rrethanat më të vështira, por tani treguam edhe se shteti i çmon ushtarët e vet, oficerët e vet dhe të rinjtë nga të gjitha bashkësitë etnike, edhe burra edhe gra, këtë e treguan me këtë interes”, deklaroi Shekerinska, e cila sot i vizitoi kandidatët për ushtarë profesionistë, të cilët në këtë moment janë në fazë të kontrolleve fizike në Stadiumin ushtarak, në Shkup.

Ajo pret që vitin e ardhshëm të rritet edhe interesi për regjistrim në Akademinë ushtarake dhe në këtë mënyrë të rinohet jo vetëm përbërja ushtarake, por edhe ajo e oficerëve në Armatë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska përkujtoi se në konkursin në vitin 2017 dhe 2018 për 125 vende për ushtarë profesionistë ka pasur rreth 200 kandidatë. Prej atyre kandidatëve, siç tha Shekerinska, ishte vështirë të gjenden njerëz që i plotësojnë të gjitha kushtet.

Marketing