Shekerinska: Për anëtarësimin tonë të ardhshëm në NATO është e madhe merita e pjesëtarëve në misionet paqeruajtëse

Kur në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm Maqedonia defakto do të fillojë të funksionojë si vend-anëtae e NATO-s, meritën më të madhe do ta keni ju pjesëmarrësit në misionet paqeruajtëse të NATO-s, i porositi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pjesëtarët e ARM-së, të cilët janë stacionuar në Komandën Qendrore në Kabul, në suaza të misionit të Aleancës “Mbështetje Vendimtare”.

Marketing

Ministrja Shekerinska, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Kabuli, në bazën e Komandës Qendrore të misionit është pritur prej 27 pjesëtarëve, tre oficerë të shtabit dhe 24 pjesëtarë të Njësitit për mbrojtjen e forcave. Mbështetje të kombit këtu janë SHBA-ja, nën komandën e njeriut të parë ushtarak të misionit gjeneralit amerikan Ostin Skot Miler. Ata janë pjesë e kontingjentit të Maqedonisë në “Mbështetjen Vendimtare”, e cila ka gjithsej 49 pjesëtarë.

Që nga viti 2013 kontingjentin e Maqedonisë nuk e ka vizituar asnjë ministër i Mbrojtjes, ndërsa Shekerinska në bisedë me pjesëtarët e ARM-së, t cilët shërbejnë në Komandën Qendrore theksoi se kjo vizitë ka për qëllim të dëshmohet se shteti shumë e vlerëson atë që ata e bëjnë dhe se është krenare kur për ata të dëgjohen lëvdata më të larta nga njerëzit e parë të kontingjenteve të ndryshme.
“Vini në mision, i cili është i rrezikshëm, i vështirë, i cili ndikon mbi ju edhe shëndetin psikik dhe fizik, por kjo ky është një satisfikacion për ju dhe shans që edhe më tej të zhvillohet karriera juaj në një mënyrë sa më të mirë”, i porositi Shekerinska.

Shfaqi kënaqësi që një numër i madh i pjesëtarëve të ARM-së kanë gjasa t’i bashkëngjiten këtij misioni. “Sivjet jeni këtu sepse e kemi rritur numrin për 20 për qind, shtoi ajo dhe paralajmëroi se vitin e ardhshëm në pjesën e buxhetit është paraparë plus 20 për qind shtesë rritje të pjesëmarrjes.

Ajo gjatë vizitës së Komandës Qendrore është takuar me gjeneralin Miler, ndërsa është paraparë takim ehe me përfaqësuesin e lartë civil të Aleancës për Afganistanin, Kornelius Zmerman.

Ministrja Shekerinska në Kabul mbërriti në sot, ndërsa u prit në aeroportin “Hamid Karzai” nga komandanti i kontingjentit të Maqedonisë, kolonelin Kenan Rahiq dhe pjesëtarët e Maqedonisë në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë – Kryeqytet “KOSA-GG), që vepron në suaza të aeroportit.

Shekerinska u prit nga 12 oficerë dhe një nënoficer prej të cilëve katër pjesëtarë të ARM-së në KOSA-GG, si dhe nëntë pjesëtarë të kontingjentit nga KOSA – Veri, të cilët nga Mazer-e-Sharif erdhën këtu për pritjen e ministres.

Marketing