Shekerinska për rastin “Reket”: Askush nuk është i mbrojtur!

Rasti “Reket” tregoi se më shumë asgjë nuk është e njëjtë, sepse para tre viteve qytetarët përshpëritnin rreth citimeve për reket dhe frikoheshin të flasin me zë, e lëre më të flasin në opinion, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së sotme në kazermën e Velesit për ndarjen solemne të marrëveshjeve për punë të 125 ushtarëve profesional.

Marketing

“Tani treguam se kur do të ketë pohim të tillë institucionet për momentin reagojnë. Askush nuk është i mbrojtur dhe askush nuk e pengon hetimin. Nga të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve, veçanërisht nga përfaqësuesit e Qeverisë morët porosi të njëjtë: Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Askush asnjëherë nuk do të mbrohet nëse e ka shkelur ligjin.

Për atë e mbështetëm hetimin, për atë kërkuam që organet që atë duhet ta bëjnë gjithmonë ta informojnë opinionin dhe për atë bëjmë thirrje të mos zbatohet hetimi, përkatësisht diskutimi i institucioneve dhe diskualifikimet. Të gjithë ne jemi të hapur para opinionit”, porositi Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rastin “Reket” në lidhje me një pjesë të shkrimeve në të cilat përmenden funksionarët e LSDM-së, mes të cilëve diku edhe emri i saj.

Ajo shtoi se tashmë ka marrë pyetje nga gazetarët e mediumeve të ndryshme dhe saktëson se as si anëtare e Qeverisë, as si ministre e Mbrojtjes, nuk e ka favorizuar askënd, as nuk ka nënshkruar marrëveshje të cilat tani mund të dalin në opinion.
Në pyetjen nëse pret të thirret që të sqarojë për këtë rast, sqaroi se që të përgënjeshtrohet diçka duhet të ketë ndonjë fakt.

Marketing