Shekerinska: Për tu përballur me Kovid 19, të gjitha resurset në dispozicion

Pesëdhjetë ushtarë dhe oficerë janë dërguar në Dibër dhe Qendër Zhupë, me detyrë për sigurimin dhe kontrollin e pikave kufitare bëri të ditur misnitreja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas vizitës në shtabin e krizës në Tetovë. Ajo tha se të gjitha resurset shtetërore janë vënë në dispozicion për të përballur situatën me epideminë e virusit korona.

Marketing

“Si qeveri do të vazhdojmë të marrim vendime, të cilat në vend të parë do të vendosin shëndetin e qytetarëve dhe për atë kërkojmë angazhim të menjëhershëm të armatës. Gjithë resurset i vendosim në dispozicion që të mund sa më shpejtë të përballemi me këtë epidemi.”- tha misnitreja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Ministrja Shekerinska njëehrit apeloi që aktualisht të lihen anash lojërat politike pasi bëhet fjalë për krizë botërore.

Marketing