Shekerinska: Ratifikimi, shumë shpejt në të gjitha vendet

Procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në kuvendet e 28 të mbetura do të ndodh shumë shpejt. Këtë sinjal sipas Ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska e kanë dhënë thuajse të gjitha vendet e Aleancës. Shekerinska në një intervistë për Alsat thotë se qeveria tashmë është e gatshme t’i përmbush edhe obligimet e tjera që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Ajo gjithashtu thotë se Maqedonia është e fokusuar në përmbushjen e reformave të cilat janë të domosdoshme edhe për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian në qershor. Nuk pret bllokime nga ndonjë vend anëtar.

Marketing

Me ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Parlamentin grek hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës, me ktë edhe emri i ri i shtetit, cilat janë hapat të qeverisë sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Prespës?

Qeveria shumë seriozisht është qasur ndaj kësaj çështjeje dhe ne tanimë kemi një grup i cili merret me hapat konkret që duhet të vijojnë menjëherë pas ratifikimit të Protokollit për në NATO nga ana e Greqisë, atë e bëjmë në bashkëpunim edhe me kolegët grek, kështu që presim të mos ketë çështje të mëdha të hapura në periudhën e ardhshme. Ky nuk do të jetë një proces i lehtë, por Maqedonia do të mund të tregojë se me plot kuptimin e fjalës atë që e pranon, atë që e nënshkruan atë edhe e respekton. Ditët e fundit na kontaktojnë ministra të ndryshëm të mbrojtjes, anëtarë të parlamenteve, ministra të punëve të jashtme që na njoftojnë se ka interes të madh nga ana e vendeve anëtare të NATO-s, menjëherë pas Greqisë të jenë ata që do ta ratifikojnë Protokollin dhe ajo tregon se sa sinjal pozitiv ishte Marrëveshja e Prespës për të gjithë dhe sa pozitivisht përjetohet ajo se shteti jonë hyn në NATO. Nga ana e të gjithë 29 vendeve anëtare morëm porosi të fortë se procesi i ratifikimit do ta bëhet maksimalisht në mënyrë efikase dhe të shpejtë.

Kjo do të thotë se me të vërtetë jemi në rrugë të shpejtë drejt NATO-s.

Ju do të jeni ministrja e parë e cila do të marrë pjesë në takim të NATO-s, do të uleni në tryezë me kolegët tuaj ministra të Mbrojtjes, megjithatë sa është e gatshme Maqedoni ti përmbush obligimet që dalin nga anëtarësimi në NATO, dhe të tregojë rezultate konkrete sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ti përmbush reformat në gjyqsor, në fushën e mbrojtjes në ekonomi?

Vitin e kaluar në këto tema dy herë ishim në test. Testi i parë ishte para Samitit të NATO-s, kur kishim biseda intensive edhe me përfaqësues të NATO-s edhe përfaqësues të anëtareve më të fuqishme të Aleancës gjatë mbarimit të reformave tona në mbrojtje. Me të vërtetë, edhe nga persona që zakonisht janë kritik në NATO morëm shumë komplimente pozitive se planet që i kemi dhe atë që e kemi realizuar në vitin e parë, ka treguar se Maqedonia nuk po bën shaka, se nuk merret veç me fjalë, por se atë që e premton, edhe e realizon. Kjo u dha besim vendeve- anëtare të NATO-s se kanë partner kredibil, se kanë shtet ku mund të mbështeten dhe që e din ku është nisur dhe çfarë dëshiron. Për këtë e morëm ftesën mes tjerash.

Testi i dytë, ishte menjëherë pas samitit, kur i filluam bisedimet aderuese me NATO-n, dhe e di se kishte skepticizëm edhe këtu në Maqedoni, ndoshta edhe në vende e tjera, se shteti akoma nuk është i sigurt, nëse atë që e ka përgatitur, do të mundet ta përmbush. Kishim negociata efikase, bisedime aderuese me NATO-n, saktë e dinin çfarë presin nga ne, por edhe ne ishim të përgatitur për gjithë atë dhe morëm nota shumë të larta. Si kriteret politike, ashtu edhe ato të mbrojtjes, si dhe ato të politikës së jashtme i panë se Maqedonia e Veriut, pas ratifikimit mundet ti përmbush.

Marketing