Shekerinska: Shteti është i gatshëm të ballafaqohet me krizën e re të refugjatëve

Ky shtet dëshmoi edhe paraprakisht se është i gatshëm të ballafaqohet me sfidën. Institucionet po koordinohen jo vetëm mes vete, por edhe me fqinjin jugor. Do të vazhdojmë me shumë kujdes ta ndjekim situatën lidhur me emigrantët dhe të garantojmë siguri në kufijtë tonë dhe qytetarëve tonë, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Ditën e hapur të Armatës për qytetarët në suaza të shënimit të Javës së NATO-s.

Marketing

“Ka një ndryshim të caktuar, posaçërisht nga ana greke, sepse një pjesë e emigrantëve kur e panë se bëhet fjalë për lajme të rreme, se rruga ballkanike është e hapur, filluan të tërhiqen jashtë nga kampi i kundërligjshëm”, theksoi Shekerinska.

Në pyetjet e gazetarëve a është e mundur që Turqia ta ndërlikojë anëtarësimin r vendit në NATO lidhur me pjesëtarët e FETO-s, nëse mund ta bllokojë, Shekerinska theksoi se pret mbështetje nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.

Lidhur me atë nëse do të ekstradohen pjesëtarët e FETO-s, Shekerinsa tha se këto raste të gjitha shqyrtohen, mbajnë llogari për vendet tona, mbajnë llogari për marrëdhëniet tona me aleatët.

Marketing