Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas konferencës “NATO Engages” e cila po mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel, tha se sot është një ditë historike për Maqedoninë, raporton Zhurnal.

“Sot është një ditë në të cilën mund të përmirësojmë atë që e kemi lëshuar nga dora vitin 2008. Mendoj se edhe diskutimi i sotë i Ministrave të Punëve të Jashtëm dhe Mbrojtjes dhe në nivel të kryeministrave, ka qenë shumë i qartë se një nga vendimet më pozitive të këtij Samiti do të jetë ftesa të cilën do ta marrë Maqedonia për tu anëtarësuar në NATO”, theksoi Shekerinska.