Shekerinska: VMRO nuk ka qëndrim për referendumin sepse nuk ka argumente kundër

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radimilla Shekerinska si të papërgjegjshëm dhe joserioz e vlerëson vendimin e VMRO-DPMNE të mos ketë qëndrim konkret për referendumin e ardhshëm sepse siç tha, bëhet fjalë për mundësi historike, kur të gjithë bashkërisht duhet të japin kontribut në zgjidhjen e një çështje të rëndësishme.

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së gjatë tërë këtyre viteve thoshte se qytetarët do të vendosin për emrin në referendum, ndërsa tani kur ka referendum ata ikin dhe thonë se nuk kanë qëndrim. Kur në politikë nuk keni qëndrim, do të thotë se nuk keni argumente, gjegjësisht e dini se jeni në anën e gabuar”, theksoi Shekerinska.

Vizitat në Maqedoni që në periudhën e fundit i bëjnë personalitete të rëndësishme politike nga NATO-ja dhe BE-ja, sipas Shekerinskës, janë edhe një konfirmim se shteti është orientuar drejtë rrugës së duhur, për ç’arsye merr mbështetjen e tillë.

“Të hënën për vizitë vjen njeriu i parë i Pentagonit, njeriu i parë i armatës më të fuqishme në botë Xhejms Matis, që po ndodh për herë të parë në 14-të vitet e fundit. Harruam si duket vizita e një ministri apo sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së, edhe pse ky vend është partneri ynë strategjik politik dhe ushtarak. Kjo tregon sa është i madh interesi për ne dhe mbështetja për atë që ne e kemi punuar në vitin e fundit”, shtoi Shekerinska.

Përveç vizitës së Matis, javën e ardhshme për vizitë në Maqedoni do të vijnë edhe dy ministra të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së që të japin mbështetjen referendumi të jetë i suksesshëm.

Sipas Shekerinskës, bota i ka hapur dyert për ne, por tani mbetet qytetarët e Maqedonisë të vendosin nëse këtë mundësi do ta shfrytëzojnë.