Shekerisnka: Kërkesat e VMRO-së nënkuptojnë ikje nga zgjedhjet

Ne nuk kemi asnjë problem kundër qeverisë së Përzhinës në afatet e caktuara kushtetuese, por VMRO-DPMNE-ja dëshiron të bëjë gjithçka që këtë vit të mos organizohen zgjedhje parlamentare sepse e din që do të kalojë në mënyrë katastrofike, theksoi zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska në emisionin e sontëm Top Tema në televizionin Telma.

Marketing

Shekerinska nuk ka dilema në mesazhin nga referendumi, se shumica e qytetarëve, siç tha, dëshiron në BE dhe NATO, ndërsa deputetët këtë duhet ta pranojnë.

“Një është e qartë – se në referendum nuk munguan votat ‘për’, por vetëm vota ‘kundër’. fakt është se 610.000 qytetarë dolën dhe pranuan që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së me pranimin e Marrëveshjes së Prespës”, theksoi Shekerinska.

Jo rastësisht, plotësoi, vendimi ishte që të shkohet në referendum konsultativ, të konsultohen qytetarët të cilët kanë qëndrim dhe dëshirojnë ta shprehin.

“Sollëm vendim i cili tregoi se kemi qëllime të pastra, vendimi i cili i përgjigjet interesave shtetërore, e jo partiake”, tha Shekerinska.

Sipas saj, shumica në udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së u mësuan në kozmetikën evropiane dhe mendon se kjo do të kalojë. “Kjo nuk është risi, por për herë të parë e shikojmë kur VMRO-DPMNE-ja është në opozitë. Kur ishin në pushtet folën shumë për BE-në, por në esencën kanë bërë gjithçka që të bllokohet ai proces, shteti asnjëherë të mos i pranojë ato vlera dhe të kenë fushë për korrupsion”, nënvizoi Shekerinska.

Ajo nga muaji korriku ishte e bindur se kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNe-së nuk do të bëjë as gjysmë hapi për t’i ndihmuar shtetit nëse për këtë nuk merr amnisti. Tek Mickoski ndryshuan qëndrimet dhe deklaratat, por interesi, nënvizoi Shekerinska, mbeti i njëjtë.

“Ne nuk kemi problem me qeverinë teknike që do të zbatojë zgjedhje sepse ne në zgjedhje nuk vjedhim, nuk e shndërrojmë MPB-në në klub partiak. Do ta respektojmë Ligjin për qeveri të Përzhinës, Këtë e tham të dielën, dje dhe sot. Por, duhet ta respektojmë edhe Kushtetutën që thotë – kur ka zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat organizohen si rezultat i shpërbërjes së Kuvendit, nga shpërbërja e Kuvendit deri në zgjedhje të parakohshme nuk guxojnë të kalojnë më shumë se 60 ditë”, theksoi zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska.

Marketing