Shembet shtëpia e Isa Mustafës, ja përse? (FOTO)

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë rrënuar shtëpinë në të cilën ai dhe familja e tij kishin jetuar për më shumë se 40 vite. Mustafa, derisa ka shpërndarë disa fotografi të shtëpisë në të cilin kishin jetuar dikur, e që e kanë rrënuar sot, ka shkruar se në atë truall kishin jetuar që nga viti 1956.

Marketing

“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vitë, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla.
Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan”, ka shkruar ai.

Marketing