Shembet tavani në konviktin studentor

Po rinovohet një tualet në konviktin studentor të “Stiv Naumov” në kryeqytet. Vetëm pak orë më herët ky tualet dukej ndryshe.

Marketing

Tavani i tualetit u shemb në orën dy pasmesnate kur filloi edhe rrjedhja masive e ujit, duke dëmtuar në këtë mënyrë banesat fqinje. Studentët që kalojnë pjesën më të madhe të ditës në këtë dhomë, thonë se fati ka qenë në anën e tyre, pasi që asnjëri në atë kohë nuk ka qenë në tualet. Ata me zë kritik tregojnë për gjendjen katastrofike në të cilën jetojnë.

Kur e hapëm derën, tavani ishte shembur, ishte kaos. Uji ka kaluar edhe tek tualeti poshtë nesh sepse ndërtimi i tualeteve është shumë i dobët. Duhet të rinovohen e gjitha, edhe muret kanë lagështi. Kur e pasmë ishte e frikshme, mos dashtë Zoti të kishte qenë dikush aty brenda, ka mund edhe të kishte vdekur dikush- thotë një student- thotë një student.
Po rinovohet një tualet në konviktin studentor të “Stiv Naumov” në kryeqytet. Vetëm pak orë më herët ky tualet dukej ndryshe.

Tavani i tualetit u shemb në orën dy pasmesnate kur filloi edhe rrjedhja masive e ujit, duke dëmtuar në këtë mënyrë banesat fqinje. Studentët që kalojnë pjesën më të madhe të ditës në këtë dhomë, thonë se fati ka qenë në anën e tyre, pasi që asnjëri në atë kohë nuk ka qenë në tualet. Ata me zë kritik tregojnë për gjendjen katastrofike në të cilën jetojnë.
Kur e hapëm derën, tavani ishte shembur, ishte kaos. Uji ka kaluar edhe tek tualeti poshtë nesh sepse ndërtimi i tualeteve është shumë i dobët. Duhet të rinovohen e gjitha, edhe muret kanë lagështi. Kur e pasmë ishte e frikshme, mos dashtë Zoti të kishte qenë dikush aty brenda, ka mund edhe të kishte vdekur dikush.
Duhen përmirësime, duhet të rregullohet kjo, të lyhen edhe muret por edhe tualetet të rregullohen më shumë, ajo është më e rëndësishmja. Këtu e kalojmë gjysmën e ditës, gjysmë dite në fakultet e gjysmën tjetër këtu në dhomë.
Drejtoria e qendrës shtetërore studentore shpreh keqardhje për incidentin, ndërsa për kushtet e këqija fajëson udhëheqjen e kaluar.

Konvikti studentor shtetërorë shpreh keqardhje për shembjen e tavanit në dy tualetet e “Stiv Naumov”. Ky është vetëm një nga problemet e trashëguara nga udhëheqësit e mëparshëm- deklaroi Dario Nikollov – Drejtor i Qendrës Shtetërore Studentore.

Në gjendje më të mirë nuk është as pjesa tjetër e konviktit.
Duke mos dhënë afat konkret, drejtori i Qendrës Shtetërore Studentore Dario Nikollov thotë se pritet rekonstruktim i tërësishëm i objekteve.

Ministria e Financave dhe Ministra e Arsimit punojnë në arritjen e bashkëpunimit me qeverinë gjermane me qëllim fillimin e rekonstruktimin me prioritet të konvikteve studentore në Shkup- theksoi Dario Nikollov – Drejtor i Qendrës Shtetërore Studentore.

Nikollov thotë se është kontrolluar pjesa tjetër e ndërtesës dhe se studentët mund të qëndrojnë pa frikë të përsëritjes së shembjeve eventuale.

Marketing