Në tragjedinë që ndodhi sot në Genova të Italisë pas shembjes së një ure kanë mbetur të vdekur të paktën 35 persona.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.

Mediat e Italisë raportojnë se komuna e Genovës ka vendosur të shpallë dy ditë zie për humbjen e jetëve të këtyre personave.

Madje, janë ngritur dyshimet se dy shqiptarë janë zhdukur pas kësaj tragjedie.