Sot në Ditën e Ambientit shumë qytetarë, institucione shtetërore, bashkësitë fetare, subjektet politike, FSK, KFOR dhe shoqëria Civile pritet të iu bashkohen aksionit për t’a pastruar Kosovën.

Për këtë qëllim, ekzekutivi ka krijuar “Task Forcën” qendrore për t’i pastruar mbeturinat e grumbulluara tash e 19 vite si dhe vetëdijesimi për ta ruajtur ambientin që na rrethon.

Këtë aksion e ka mbështetur edhe Policia e Kosovës. Të cilët për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” kanë ofruar siguri të plotë për të gjithë akterët e përfshirë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Sa i përket kësaj çështje, dje në xhamiat e kryeqytetit me urdhër të BIK-ut, është diskutuar tema rreth aksionit të pastrimit.

Imami i njërës xhami të Prishtinës ka treguar kështu një shembull ku secili prej nesh do të merr mësim se si të ruajmë ambientin tonë.

Shembulli:
“Një punëtorë që kishte punuar në një firmë/kompani për afër 12 vite, në të cilën ka ndërtuar orendi të ndryshme shtëpiake, ka treguar se të njëjtit shefi i tyre, u kishte thënë që në fund të orarit të punës t’i mblidhnin mbeturinat, që ishin të lloj-llojshme si (stiropol, e qese të ndryshme) dhe të njëjtat t’i dërgojnë diku larg në ara (mal) në mbrëmje ku askush nuk i sheh.

Por, në fakt ata mbeturinat i kanë hedhur në vendin ku kanë qenë të banuar serbët dhe çdo herë që i kanë hedhur ato janë filmuar nga kamerat në mënyrë të fshehtë. Një ditë prej ditësh, ata personat (serb) i kanë marrë filmimet dhe u kanë ardhur kompanisë në oborr duke i treguar faktet se çka kanë bërë ata për shumë vite.

Më e rëndësishmja është se punëtorët është dashur që të gjitha mbeturinat t’i largojnë prej ku i kanë hedhur duke ia pastruar kështu të tërin, prandaj nga kjo mësojmë se mbeturinat duhet t’i hedhim në vendet që janë të dedikuara dhe jo aty ku nuk bën”, përfundon shembulli.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” pritet të fillojë nga ora 10:00 ku kryeministri Haradinaj do të merr pjesë në hapjen e aksionit te deponia ilegale më e madhe në kryeqytet afër hotel “Garden”, në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Për këtë aksion janë ftuar të gjithë që t’iu bashkangjiten në mënyrë që të pastrohet ambienti ynë.