Shëngjin/ Të lidhur nga dora,pushuesit shpëtojnë 9 persona që po mbyteshin (VIDEO)

9 pushues në plazhin e Shëngjinit janë rrezikuar në det këtë të enjte. Mësohet se shkak janë bërë dallgët e fuqishme të favorizuara nga era, ndërkohë që duket se kjo zonë ka qenë e pambuluar nga rojet e plazhit.

Marketing

Sikurse shihet edhe në foto të gjithë këta persona janë shpëtuar falë ndihmës dhe ndërhyrjes së pushuesve të tjerë.

Të lidhur nga dora njëri pas tjetrit një grup i madh pushuesish është bashkuar duke arritur të nxjerrë nga uji të 9 personat e rrezikuar.

Marketing