Shënim i 22 Prillit – Ditës së planetit Tokë

Me më shumë aktivitete sot në kryeqytet do të shënohet 22 prilli – Dita e planetit Tokë. Temë e shënimit të sivjetshëm ndërkombëtar të Ditës së planetit Tokë është “Mbroni speciet tona” (Protect Our Species) dhe ka për qëllim të edukojë dhe ta ngritë ndërgjegjën për uljen e shpejtë të bimësisë dhe kafshëve të egra të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore.

Marketing

Në organizim të Qytetit të Shkupit në Kopshtin zoologjik janë të parashikuara disa aktivitete, ndërsa në shënim do të kyçet edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në ora 10:15 sot në qendrën edukative në Kopshtin zoologjik do të mbahet  eko-orë e shkurtër “Vlera e llojeve të egra”me përfaqësues nga Ministria.

Qëllimi i këtij projekti është që fëmijët nga mosha më e re ta zhvillojnë ndërgjegjën për ruajtje të gjelbërimit, ekologjisë dhe për të gjitha përfitimet e saj për mjedis të shëndetshëm jetësor.