Shënimi i Ditës botërore të efikasitetit energjetik

Sparkasse Bank, EVN dhe Programi GEFF i BERZH-it organizuan një ngjarje gjithëditore për efikasitet energjetik

Marketing

Shparkasse Bank Maqedoni, EVN dhe Programi GEFF i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan një ngjarje gjithëditore për efikasitet energjetik në “Javna soba” (Dhoma publike), ku përmes një ekspozite panairi, prezantimeve, ligjërimeve, punëtorive dhe argëtimit u demonstruan trendët më të rinj në këtë fushë. Ngjarja u organizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës botërore të efikasitetit energjetik – 5 mars.
Gjatë ditës, vizitorët patën mundësinë ta vizitojnë Panairin e efikasitetit energjetik, ku më shumë kompani që ofrojnë zgjidhje për efikasitetin energjetik në shtëpitë, prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre. Për më të rinjtë u organizua një punëtori edukative me titull “Mësojmë përmes eksperimenteve”, pastaj u mbajt një sesion interaktiv në mediat sociale me pyetje dhe përgjigje të lidhura me temën, ndërsa u organizua edhe një prezantim dhe një debat me temën “Investo në efikasitetin energjetik – merr ajër të pastër!”.
EVN është një nga kompanitë e para në vend e cila në vazhdimësi punon në edukimin e opinionit për zbatim më të madh të efikasitetit energjetik.
“Kohët e fundit, përveç përpjekjeve për edukim për efikasitetin energjetik, ne gjithashtu e pasuruam ofertën tonë me një shërbim për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në amvisëritë dhe bizneset sipas parimit “çelës në dorë”. Përmes shfrytëzimit të energjisë së ripërtëritshme të diellit, një amvisëri mund të mbulojë mbi 30% të konsumit vjetor të energjisë elektrike, ndërsa kompanitë, përveç kursimeve të realizuara, forcojnë përgjegjësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre duke përdorur të ashtuquajturën “energjia e gjelbër”. Interesi për këtë shërbim është i madh për shkak se përfitimet janë shumë të mëdha. Në të ardhmen do të vazhdojmë t’i plotësojmë dhe avancojmë shërbimet tona në sferën e energjisë së re dhe efikasitetit energjetik”, theksoi Ilija Qiroski nga EVN.
EVN dhe Shparkasse Bank Maqedoni kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për EKO – kreditë me ç’rast sistemet fotovoltaike bëhen edhe më të arritshme për qytetarët.
“Ne gjithmonë jemi përpjekur të ofrojmë në treg pako inovative të cilat do të nxisin përdorimin më të madh të zgjidhjeve efikase energjetike. Qëllimi ynë është ta bëjmë më të arritshëm zbatimin e teknologjive të reja. Nëpërmjet EKO – kredive të dedikuara, të gjitha palët e interesuara fitojnë kushte të volitshme dhe një proces të rrumbullakuar me financim, projektim dhe instalim të teknologjive efikase energjetike. Interesi për këto kredi rritet dhe ne besojmë se në të ardhmen e afërt ky do të jetë një nga produktet më të kërkuara në treg”, theksoi Viktorija Jovanovska nga Sparkasse Bank.
EKO kredia e Shparkasse Bank Maqedoni është e destinuar për persona fizikë me një shumë maksimale prej 50.000 eurosh, me një afat pagese deri në 20 vjet dhe një normë fikse interesi në tre vitet e para duke filluar nga 5,7%, e pastaj norma ndryshon duke filluar nga 5,9 % në periudhën e mbetur të pagesës. Kredia ka mundësi edhe për grant deri në 20% nga vlera totale e kredisë.
Shparkasse Bank Maqedoni i ofron EKO kreditë përmes programit GEFF të BERZH-it. Njëra nga qëllimet kryesore të BERZH-it përmes programit GEFF është nxitja e zbatimit më të madh të efikasitetit energjetik përmes instrumenteve të ndryshme të mbështetjes në vend. Në Panairin për efikasitet energjetik u prezantua edhe Kalkulatori i efikasitetit energjetik – vegla e cila mundëson llogaritjen e kursimeve të energjisë në shtëpi nga zbatimi i teknologjive efikase energjetike.
“Zbatimi i efikasitetit energjetik ka një rëndësi të madhe, edha nga aspekti ekonomik, edhe nga aspekti ekologjik. Llogaritjet tregojnë se me implementimin e zgjidhjeve solide efikase energjetike, një familje mund ta reduktojë konsumin e energjisë deri në 40% dhe në të njëjtën kohë ta mbajë të njëjtën cilësi të jetës. Kompanitë, të cilat i prezantuan sot produktet e tyre, janë vetëm një pjesë e vogël e Selektorit tonë të Teknologjisë, on-line katalogu me pothuajse 4.000 produkte energjetike efikase që janë në dispozicion për qytetarët. Ne do të vazhdojmë edhe më tej t’i mbështesim të gjitha iniciativat, sepse përveç përfitimeve ekonomike, ne nuk duhet t’i lëmë anash efektet pozitive ndaj mjedisit”, theksoi Igor Pançevski nga programi GEFF i BERZH-it.
Dita botërore e efikasitetit energjetik shënohet më shumë se 20 vjet në botë dhe ka për qëllim që ta tregojë nevojën e reduktimit të konsumit të energjisë në nivel botëror.

Marketing