Shënimi i Ditës botërore të multipla sklerozës

Shoqata kombëtare për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë dhe Lidhja nacionale e personave me invaliditet trupor të Maqedonisë – Mobilnost Maqedoni sot do të kyçen në shënimin e Ditës botërore të multipla sklerozës.

Marketing

Motoja e shënimit të sivjetmë të Ditës botërore është “MS ime e padukshme”, Qëllimi, siç theksojnë nga Shoqata për mbështetjen e personave me multipla skleroz, është të ngrihet vetëdija për simptomat e padukshme të MS dhe ndikimi i tyre negativ ndaj cilësisë së jetesës të personave të cilët ballafaqohen me këtë sëmundje.

Në ngjarjen, që do të mbahet në BE Info qendrën do të mbajnë fjalime ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kryetarja e Shoqatës nacionale për MS, Ana Karajanova Dimitrushevska, drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor Den Donçev dhe Ivan Barbov – drejtor i ISHP Klinikës Universitare për Neurologji në Shkup.