Shënohen 41 raste të reja të të infektuarve me HIV

41 raste të reja me HIV janë regjistruar brenda vitit 2018, ku tre prej tyre kanë përfunduar tragjikisht. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se nga viti 1987 në Maqedoni janë regjistruar 400 raste me HIV, 99 nga të cilët ka humbur jetën nga ky infeksion.

Marketing

Mbi 80% e rasteve të regjistruara janë burra, ndërkaq i dukshëm është edhe numri i grave të prekura. Mosha më e prekur nga kjo sëmundje gjatë këtij viti është nga 20 deri në 39 vjeç.

Numri më i madh, gjegjësisht më shumë se gjysma e numrit janë raste të regjistruara në Shkup, ndërkaq rastet e tjera janë regjistruar në mënyrë sporadike nga një apo dy raste në më shumë se 11 qytete tjera të vendit. Në territorin e secilës qendër për Shëndet Publik kemi të regjistruar rast të prekur”- tha Vlladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Trajtimi i cili sigurohet në Klinikën për sëmundje Infektive është për secilin pacient të prekur nga ky infeksion dhe në mënyrë të vazhdueshme ndiqet. Momentalisht 217 janë duke u trajtuar në vazhdimësi, ndërsa në kujdesin tonë të vazhdueshëm janë 225 pacientë”- u shpreh Milena Stevanoviq, drejtore e Klinikës për sëmundje Infektive.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve të prekur kërkojnë që t’i kenë në dispozicion të gjitha ilaçet që shërbejnë për shërimin e kësaj sëmundjeje.

Pjesa më e madhe e trajtimeve të infeksionit HIV ende nuk janë regjistruar në Maqedoni dhe kjo e rëndon procesin e furnizimit. Apelojmë deri te sektori farmaceutik që të kujdesen që të gjithë barnat që përdoren për trajtimin e sëmundjes të jenë të regjistruara… Apelojmë edhe deri te institucionet që të mundësojnë kushte që të gjitha ilaçet të jenë të regjistruara”- pohoi Andrej Senih, Shoqata për mbrojtjen e pacientëve me HIV.

Në kuadër të programit për mbrojtje të popullatës nga kjo sëmundje, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 37 milion denarë për sigurim të terapisë, ndërkaq 52 milion denarë të tjera për prevenim dhe zbulim të hershëm të sëmundjes. Ndryshe, 3,350 persona gjatë këtij viti kanë kryer testime pa pagesë për zbulimin e këtij infeksioni.

Marketing