Dhoma e Noterëve të Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë solemne me rastin e 20 vjetorit të themelimit të noterisë publike në Maqedoni.

Në këtë seancë fjalim do të ketë Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, Presidenti i Dhomës së Noterisë Vasil Kuzmanoski, Presidenti i Unionit Ndërkombëtar të Noterëve Jose Mercury De Lanno dhe Zëvendës Presidenti i Dhomës së noterëve të Gjermanisë Richard Bock.