Shënohet 23 vjetori i ngjarrjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997

Rilindja Demokratike Kombëtare shënoi 23 vjetorin e ngjarjeve të 9 korrikut të vitit 1997, një datë që edhe sot e kësaj dite vazhdon të ngjallë emocione në kujtesën e qytetarëve të Gostivarit dhe shqiptarëve në përgjithësi. Në shënimin e kësaj ngjarje mori pjesë kryetari i RDK-së Vesel Memedi, sëbashku me shumë antarë tjerë të kryesisë së degës të RDK-së në Gostivar, ku lanë buqet me lule të freskëta në varrezat dhe bustet e tri dëshmorëve të rënë në mbrotje të flamurit kombëtarë.
Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të sjellin kujtesën e ngjarjeve më tragjike që kanë ndodhë në Komunën e Gostivarit. Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga ndërtesa e Komunës së Gostivarit. Për gjeneratën e re, duhet ritheksuar se sot e kësaj dite këto ngjarrje të 9 korrikut të vitit 1997 vazhdojnë të ngelin enigmë me shumë paqartësi për popullatën në përgjithësi, dhe vazhdon të ngeli një sfidë e madhe për gjeneratën e politikanëve të sodit dhe të nesërm të shpalosin të vërtetën e plotë të kësaj ngjarrje tragjike, me qëllim që e njëjta të mos përsëritet kurrë.
Për të kuptuar më drejtë këto ngjarje tragjike, gjenerata e re duhet të dijë kontekstin mbarëshqiptarë se këto ngjarje të rënda të vitit 1997 ndodhën në momentet më të rënda për shtetin shqiptarë sepse ballafaqohej me skemat piramidale që shkaktuan trazira të rënda me viktima tragjike në shtet, ndërsa Kosova ballafaqohej me përgatitjet e fundit për t’u ballafaquar me okupimin e rëndë të regjimit të Millosheviqit, që shumë shpejt rezultoi me luftën e rëndë por të lavdishme të Kosovës.
Gjenerata e re është dëshmitare, fatkeqësisht, se edhe pas 23 vitesh, gostivarasit dhe shqiptarët në përgjithësi, kanë mungesë për të kuptuar të vërtetën e plotë të këtyre ngjarjeve tragjike. Në përjashtim të kësaj ngjarjeje tragjike, Maqedonia e Veriut karakterizohet edhe me shumë fenomene tjera, ku sot e kësaj dite nuk dihet e vërteta e plotë, dhe përderisa nuk zbulohet e vërteta për të gjith këto ngjarje të rënda për shqiptarët, ky shtet nuk do të mund të eci përpara. Fatkeqësisht, amaneti i dëshmorëve të 9 korrikut dhe shumë dëshmorëve tjerë vazhdon të ngeli i përgjismuar dhe i vonuar tejmase, dhe kërkohet një angazhim dhe sakrificë sublime e gjeneratës së re për të realizuar këtë amanet. Le të jetë ky përvjetor i 23 një frymëzim shtesë i kësaj gjenerate, për realizimin e amanetit të të gjith dëshmorëve të kombit në përgjithësi.
Lavdi dëshmorëve të 9 korrikut 1997.
Lavdi të gjith dëshmorëve të kombit.

Marketing

Marketing