Në praninë  e shumë figurave politike sot në Haraçinë është shënuar fillimi i ndërtimi të objektit të ri komunal. Ndërtimi i objektit është financuar me 260.000 euro të siguruara nga Bashkimi Evropian si pjesë e Programit për investime komunale rurale.

Në këtë ngjarje përveç kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, kryetares së komunës Milikije Halimi dhe figurave tjera politike, i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, njofton Medial.mk.

Programin e administron Banka Botërore, ndërsa e zbaton Ministria e Financave.

Me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bashkimi Evropian (BE) u pajtua të sigurojë 15,5 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale. Shuma e përgjithshme e programit, duke e përfshirë edhe bashkëfinancimin nga Qeveria është 20,667 milionë euro. Programin e implementon Ministria e Financave ndërsa i njëjti administrohet nga Banka Botërore. Këto mjete u ndahen komunave në formë të granteve dhe duhet të kontribuojnë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale.