Shënohet goli më i shpejtë në histori të Premierligës

Sulmuesi i Southamptonit, Shane Long, e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Premierligës, shtatë sekonda pas fillimit të ndeshjes.

Marketing

Shane Long e kaloi në epërsi Southamptonin në një ndeshje të Premierligës kundër Watfordit – e pas vetëm shtatë sekondave lojë.

Kjo e bën atë golin më të shpejtë në histori të Premierligës, sipas OptaJoe.

Ky rekord deri tani mbahej nga legjenda e Tottenham Hotspur Ledley King.
Në vitin 2000, King kishte shënuar gol pas vetëm 9.82 sekondave lojë.

Marketing