Ka vazhduar trendi negativ në tregun e telefonisë celulare. Me 1.98 milionë përdorues aktiv në fund të çerekut të parë të vitit 2018, është shënuar rënie prej 0.98 deri 1.78 për qind në periudhën brenda një viti.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike, depërtimi është 95.81 për qind e popullsisë, që paraqet rënie prej 1.85 për qind për një vit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga numri i përgjithshëm, 953.963 kanë qenë përdorues me parapagesë (-6.15%), 779.811 kanë qenë përdorues me kontratë (+4.58%) dhe 254.603 kanë qenë përdorues afarist me kontratë (-3.60%).

Numri i linjave fikse është 366.436, që është 0.03 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar dhe është rritur për 1.20 për qind për një vit.

Ndërsa numri i lidhjeve fikse me internet me është 399.575 (+5.02%).

Artikulli paraprakOsmani: BDI-ja kundër amnistisë, pro pajtimit
Artikulli tjetërMungesa e një të pandehuri e anuloi “Dhunën në Qendër” për më 29 tetor