Shënojnë 3 fantastikët, PSG ruan kreun e Ligue 1!

Mauricio Pochettino mori fitoren e 3-të radhazi në stolin e PSG me kampionët e Francës që ruajtën kryesimin edhe pas javës së 21-të. PSG mposhti 4-0 në Parc des Princes Montpellier në një ndeshje që u ndikua shumë nga dalja me karton të kuq e portierit të miqëve Omlin pas 19 minutash lojë për një ndërhyrje të rëndë ndaj Mbappe. Ishte pikërisht ylli francez ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 34-t, ndërsa në pjesën e dytë shënuan me radhë Neymar, Icardi dhe sërish Mbappe për të fiksuar rezultatin përfundimtar të kësaj sfide në 4-0. Me këtë sukses skuadra e Pochettinos u ngjit në kuotën e 45 pikëve dhe kryeson me 3 pikë më shumë se Lille që nuk e ka luajtur sfidën e saj të javës së 21-të.

Marketing
Marketing