Sheqerinska: Na nevojitet pajtim, por dhe funksionim të shtetit juridik

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, deklaroi se Maqedonia si asnjëherë më parë ka nevoje për pajtim, por duke pasur parasysh gjithnjë funksionimin e shtetit ligjor. Këto komente Sheqerinska i bëri derisa komentoi propozim ligjin për amnisti të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Marketing

“E kemi thënë qëndrimin tonë dhe kjo është një frazë që zakonisht e përsërisim dhe besojmë sinqerisht në të. Maqedonisë i nevojitet pajtim por vendit i duhet edhe shtet juridik. E gjitha ajo që nuk do ta rrezikojë shtetin juridik për ne është hap i mirë për pajtim dhe zvogëlimin e ndarjeve në vend. Ne këtë e dëshmuar me mënyrën e diskutimeve në Kuvend, me mënyrën se si sillemi me Kuvendin tregon se duam te vendosim rregulla dhe standarde të reja. Por qytetarët presin që shteti juridik të funksionojë dhe ne nuk do të bëjmë asgjë me të cilën do të rrezikojmë atë shtet juridik. Qeveria është këtu që të përgjigjet për të gjitha çështjet, për të gjitha temat ,por nuk është këtu që të përzihet në punë e gjyqësorit por as të prokurorisë”, deklaroi Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.

Marketing