Shërbime të përbashkëta inspektuese në vendkalimet kufitare hekurudhore

Ministri për Transport dhe Lidhje (MTL) Goran Sugareski ka realizuar takim pune me Joanis Brahos, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë për Punë të Jashtme të Greqisë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekonomike.

Marketing

Në takim, siç ka bërë të ditur MTL është biseduar për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës si dhe projekte infrastrukturore rajonale të cilat do të realizohen mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ministri Sugareski e ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të hekurudhës nga Manastiri deri në Kremenicë për shkak të lidhshmërisë rajonale dhe mundësisë së transportit më të shpejtë të mallit dhe udhëtarëve. Ai ka kërkuar nga pala greke në periudhën e ardhshme të finalizohet teksti i Marrëveshjes për vërtetimin e procedurave kufitare në vendkalimet hekurudhore, Gjevgjeli- Idomeni dhe Kremenicë- Nea Kafkasos me qëllim formimi i shërbimeve të përbashkëta kufitare inspektuese.

“Si një ndër aktivitetet më të rëndësishme që presim të realizohet në periudhën e ardhshme është finalizimi i tekstit të Marrëveshjes për përcaktimin e procedurave kufitare për dy vendkalimet hekurudhore Kremenicë- Nea Kafkasos dhe Gjevgjeli- Idomeni. Me këtë Marrëveshje propozohet zbatimi i procedurave kufitare të policisë dhe doganës dhe shërbimeve tjera inspektuese që të kryhen në një vend edhe atë në vendkalimin Gjevgjeli- Idomeni me ndërtesë të përbashkët kufitare në Gjevgjeli, ndërsa në vendkalimin kufitar Kremenicë- Nea Kafkasos me ndërtesë të përbashkët kufitare në Nea Kafkasos. Ajo do të sjell deri te lehtësimi dhe përshpejtimi i transportit të mallit dhe udhëtarëve mes dy vendeve, propozim- teksti i dy marrëveshjeve është dorëzuar deri te ministria e juaj kompetente dhe presim në kohë të shpejtë të shkohet në nënshkrimin e saj”, ka thënë Sugareski.

Ministri Sugareski është falënderuar për përkrahjen që e mundëson Qeveria e Republikës së Greqisë dhe ka kërkuar si shtete anëtare e BE-së, Greqia të mbështes përpjekjet e shtetit tonë për rritjen e fondeve evropiane për realizimin e investimeve kapitale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing