Shërbimi sekret DSK kishte hapur operacion ndjekje “Platforma” për “Platformën e Tiranës”?!

Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK) në vitin 2017 kishte procesuar një rast të shifruar “Platforma” që ndërlidhej me Platformën e Tiranës dhe ngjarjet e prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Ky detaj ka dalur në seancën e javës së kaluar në gjykatë kur filloi procesi gjyqësor për organizatorët e 27 prillit në Kuvend, përcjell INA duke u thirrë në media maqedonase. DSK kishte udhëhequr operacionin “Platforma”, ndërsa avokatët e personave të a kuzuar për 27 prillit kanë kërkuar dokumentacionin lidhur me këtë. Ky detaj ka kaluar i pavërejtuar nga mediat që kanë ndjekur seancën.

Marketing