Shërohen dy pacientët e parë nga ‘virusi korona’ në Kinë

Pacienti 38-vjeçar i cili ishte diagnostikuar me pneumoninë e re lidhur me ‘koronavirusin’, ka dalë i shëruar nga një spital në Jiangxi të Kinës, duke shënuar kështu rastin e parë të shërimit nga kjo sëmundje në këtë provincë.

Marketing

Burri 38-vjeçar e kishte dërguar një shok me makinë në Honghu të Hubeit më 3 janar dhe pasi u kthye në shtëpi, kishin filluar simptomat, si ethe dhe kollë.

Një rast tjetër i shërimit nga ky virus është shënuar në qytetin e Shandongut.

Vdekjet nga epidemia e ‘koronavirusit’ në Kinë kanë arritur në 106, teksa shifra e persona të prekur nga ky virus është mbi 4 mijë e 500.