Shërohet personi i parë i sëmurë nga koronavirusi në Zvicër, 37 të infektuar

Në Zvicër, deri ditën e djeshme janë vërtetuar 37 raste të infektimeve me koronavirus. Për 24 orë ky numër u rrit me 7 persona, shkruan srf.ch.

Marketing

Të gjithë të sëmurët janë izoluar, bën të ditur Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG) në një komunikatë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Ndërkaq, sipas po këtij njoftimi, deri më tani është bërë testimi i më shumë se 2200 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Te të gjithë këta, përveç te 37 të përmendurit më lart, testet kanë rezultuar negative.

Ndërkohë, personi i parë në Zvicër i testuar si i sëmurë nga koronavirusi, një rast nga Gjeneva, tashmë është shëruar dhe ka dalë nga spitali ku po mbahej. Këtë njoftim e jep Departamenti për Siguri, Punë dhe Shëndetësi, i Gjenevës.

Pacienti në fjalë është një student i cili gjatë javës qëndronte në Gjenevë.

Sipas departamentit të përmendur, në Kantonin e Gjenevës tani ndodhen katër persona të sëmurë nga koronavirusi të cilët ndodhen nën mbikëqyrjen e rreptë mjekësore në spitale. Ndërsa katër pacientë tjerë po mjekohen në shtëpi. Gjithsej në Kantonin e Gjenevës janë 54 persona të vendosur në karantinën preventive.

Marketing