Shërohet Visar Ganiu, në dy teste rezultoi NEGATIV

Kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu në fejsbuk profilin e tij bënë të ditur se ai tejkalon krizën me koronavirusin dhe në dy testet e fundit ka rezultuar negativ.

Marketing

“Duke shprehur faleminderim dhe mirënjohje të thellë për përkrahjen dhe lutjet e juaja për shëndetin tim gjatë gjithë kësaj periudhe të përballjes me virusin Covid 19, dua të ndaj me ju lajmin e gëzueshëm se edhe testi im i dytë rezultoi NEGATIV dhe sipas protokoleve shëndetësore tashmë llogaritem i shëruar nga virusi.

Duke filluar nga dita e nesërme rikthehem në vendin tim të punës duke respektuar masat preventive shëndetësore për të vazhduar me shumë vullnet dhe sëbashku me ju hapërimin drejt realizimit të projekteve të jetës cilësore dhe të mirës së përgjithshme. Vazhdoj me këmbëngulje të ju lus që të kujdeseni për shëndetin duke respektuar masat e definuara mbrojtëse nga institucionet shëndetësore. Sëbashku do t’ia dalim në tejkalimin e kësaj sfide!.”, ka shkruar Ganiu,

Marketing