Sherr në Durrës, goditet me thikë një 19-vjeçar

Një sherr banal ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta në Hamallaj të Durrësit.

Marketing

Policia njofton se shtetasi A.B., ka goditur me thikë të riun S.G. 19-vjeçari i plagosur është dërguar në spital ku dhe po merr trajnim mjekësor.

Policia është vënë në kërkim të autorit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Marketing