Shesh i ri i gjelbërt në Çair (Foto)

Në këndin ndërmjet bulevardit “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rr. “Kemal Sejfulla”, në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Çair me kërkesë të eko-aktivistëve dhe qytetarëve të kësaj zone, Komuna e Çairit në bashkëpunim me ekipin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërimet” – Shkup filloi procesin e rregullimit të një sheshi të ri të gjelbërt.

Marketing

Bashkë me drejtorin e NP “Parqet dhe gjelbërimet” – Shkup z. Ardijan Muça, zëvendës kryeministrin për çështje europiane z. Bujar Osmani, deputetin Ejup Alimi, këshilltarë nga Qyteti i Shkupit nga afër vëzhguam rrjedhën e punimeve duke koordinuar detajet e projektit.

Në hapësirë prej 3.865 m² do të realizohen aktivitete të rekonstruimit të hapësirës publike dhe rregullim hortikulturor të gjelbërimit, si dhe sistem të ri për ujitje.

Kjo është vetëm një segment nga shumë projektet e përbashkëta të planifikuara me NP “Parqet dhe gjelbërimet” për rregullimin e hapësirave të gjelbërta përgjatë gjithë territorit. Me kontribut të këtillë të përbashkët institucional Çairi do të jetë çdo ditë më i bukur dhe më i pastër.

Marketing