Në prani të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi, zëvendës kryeministrit për çështje europiane Bujar Osmani, deputetë dhe figura tjera të politikës vendore u ndez drita e lulediellit e vendosur në Sheshin “Skenderbeu” për të shpallur të hapur zyrtarisht fushatën humanitare “Ti je lulediell” të kryesuar nga prezentuesja e njohur e ekraneve televizive në Shqipëri Albana Osmani dhe shumë veprimtarë human pjesë të fondacionit të saj.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu apelon: “Le ti bashkangjitemi këtij aksioni me dinjitet e vullnet të plotë duke blerë produktet e krijuara me shumë dashuri e përkushtim – fanellat me logon e lulediellit për tu bërë pjesë e misionit për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushët e prekur nga kanceri po përballen.”

Mjetet finansiare të grumbulluara nga kjo fushatë bamirëse do të dërgohen në Repartin e onkohematologjisë në kuadër të Spitalit Shtetëror “Nëna Terezë” ku po kurohen fëmijët e prekur nga sëmundjet e ndryshme të gjakut / kancer / leukemi.

Bëhu edhe ti arsye e buzëqeshjes dhe shërimit!

Blej një fanellë me logon e lulediellit!