Shevchenko: Milan do të jetë gjithmonë në zemrën time

Andriy Shevchenko ka përshkruar dashurinë e tij të madhe për Milan.

Marketing

Legjenda ukrainase e futbollit, Shevchenko, përmes llogarisë së tij private në rrjetin social ‘Twitter’, ka shprehur dashurinë e tij për ‘Rosoneri’.

43 vjeçari i cili tashmë është trajner, kishte kaluar shtatë sezone me Milan, dhe duket se ato do të mbesin gjithmonë në zemrën e tij.

“Kuq dhe zi, këto dy ngjyra do të jenë gjithmonë në zemrën time”, ka thënë Sheva për faqen zyrtare të Milan në ‘Twitter’.

“Ato janë ngjyrat e klubit që më kanë dhënë kaq shumë, klubit që më bëri fitues të Ligës së Kampionëve dhe që më ndihmoi të fitoja gijthçka në futboll”, ka shtuar ukrainasi.

Në karrierën e tij me Milan, Andriy Shevchenko kishte fituar edhe ‘Topin e Artë’.

Marketing