Shfaqet traileri i filmit gjerman, zbulohen rolet e Noizy-t dhe aktorëve të tjerë shqiptarë

Përveç pasionit që ka për muzikën, Noizy prej kohësh ka shfaqur talentin edhe në aktrim.

Marketing

Para pak vitesh reperi zbuloi për të gjithë fansat e tij se ishte bërë pjesë e një filmi me producentë gjerman, në të cilin luanin edhe miqtë e tij Blerim Destani e Xhevdet Jashari.

Së fundmi Noizy ka zbuluar se filmi me titullin “Man from Beirut” ose “Blind”, do të publikohet së shpejti. Mbrëmjen e djeshme reperi shqiptar u ka kërkuar fansave të ndjekin faqen e filmit për të arritur në 3000 ndjekës, për të publikuar trailerin e tij.

Pasi është arritur qëllimi në mesnatë të gjithë kanë pasur mundësinë të shikojnë një përmbledhje të sekuencave kryesore nga filmi.

Në “Man from Beirut” Noizy do të ketë një rol dytësor dhe në pjesën më të madhe të skenave ai shfaqet përkrah aktorit gjerman Frederick Lau.

Ndërsa Blerim Destani dhe aktori tjetër me origjinë shqiptare, James Biberi, do të kenë rol kryesor në film.

Në të do të flitet edhe në gjuhën shqipe dhe pritet që premiera botërore e tij të jetë në 25 nëntor.

Marketing