Shfuqizimi për shtesat e fëmijës së tretë, partitë shqiptare kundërshtojnë ashpër

Ndihma shtesë për fëmijën e tretë do të mbetet vetëm një e kaluar e mirë për ata që patën fatin ta shfrytëzojnë, pasi që me propozim ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve janë paraparë ndryshime të tilla, shkruan Zhurnal.

Marketing

Nga ministrja e punës dhe politikës sociale, thonë se kjo masë nuk dha asnjë efekt në rritjen e natalitetit në Maqedoni, ndërkohë që shtetit i kushtoi humbje me miliarda denarë, prandaj do të shfuqizohet.

Por, partitë politike shqiptare janë kundër këtyre ndryshimeve të propozuara, me arsyetimin se kjo shtesë për fëmijën e tretë ishte ekzistenca e vetme për shumë familje.

Aleanca për Shqiptaret (ASH), e Ziadin Selës është shprehur kategorikisht kundër këtyre ndryshimeve të propozuara me arsyetimin se këtu dëmtohet familja dhe nataliteti shqiptarë.

“ASH-ja është kundër këtyre ndryshimeve të propozuara. Me këtë goditje më të madhe marrin familjet shqiptare. Andaj për këtë çështje do të kemi një qëndrim në favor të familjeve shjqiptare”, thonë nga ASH-ja për Zhurnal.

Edhe Lëvizja BESA e udhëhequr nga Biall Kasami është shprehur kundër këtyre ndryshimeve ligjore, ata mendojn se ky ligj është jo mirë i menduar dhe pa u konsultuar me ekspertët.

“Eshte një ligj jo mirë i menduar dhe i konsultuar me ekspertët. Pak a shumë efektet e këtij ligji do të hapin efekte diskriminuese ndaj shqiptarëve – të cilët, eshte konstatuar se jane shfrytezuesit më të mëdhenj të këtyre shtesave”, tha për Zhurnal, Orhan Murtezani, zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Nga ana tjetër, edhe pse Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka dalë me një qëndrim për këtë ështje, disa kryetar degash kanë shprehur revoltën e tyre dhe në emër të dëgëve u kanë kërkuar deputetëve të BDI-së që të jenë kundër këtyre ndryshimeve.

“Me ndryshimet e reja për heqjen e shtesave për fëmiun e tretë, diskriminohen shqiptarët rrespektivishtë qytetarët e komunës së Studeniçanit, komunë kjo e cila ka natalitetin më të lartë në R.M në rajon dhe Europë. Në emër tim personal dhe në emër të Bashkimit Demokratik për integrim dega Studeniçan, thërras ministrat dhe deputet e BDI-së që këtë ligj ta hedhin poshtë si të pa bazë”, thotë për Zhurnal, Muhamed Ramadani, kryetar i degës së BDI-së në Komunën e Studeniçanit.

Ndërsa nga Lëvizja BESA e drejtuar nga Biall Kasami, thonë se qeveria aktuale me politikat e saj vazhdon t’i diskriminoj shqiptarët.

“Paralajmërimet e qeverisë për shfuqizimin e ligjit për natalitet i godet drejtpërdrejt shqiptarët, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se përfitime më të mëdha nga ky ligj kanë shqiptarët. Politikat qeveritare duhet të jenë transparente dhe në të mirën e gjithë qytetarëve pa dallim përkatësia e tyre etnike dhe fetare. Fatkeqësisht po dëshmohet se thënia e kryeministrit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” është vetëm për marketing politik dhe përfitim të votave”, thotë për Zhurnal, Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit ditëve në vijë do ta shpalosë qëndrimin e saj zyrtar.

“Së shpejti, brenda këtyre ditëve do të dalim me qëndrim zyrtar”, thonë për Zhurnal nga PDSH- ja.

Përndryshe, sipas ndryshimeve të propozuara, shtesa për fëmijën e tretë do të zëvendësohet me ndihmë të njëhershme e cila do të bart shumën prej 60 mijë denarë, për fëmijën e dytë 20 mijë denarë ndërsa për fëmijën e parë vetëm 5 mijë denarë.

Marketing