Delegatë e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë është takuar me përfaqësues të Misionit për mbikëqyrje të ODIHR, ku kanë biseduar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe referendumin, të cilët ndikojnë në punën e mediave.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se pushteti dhe opozita e keqpërdorin referendumin që të sigurojnë financim të propagandës së tyre politike me para publike duke shkaktuar dëme të rënda mbi lirinë e mediave dhe gazetarisë profesioniste.

Selmani vlerësoi se me këtë zgjidhje ligjore kthehen fushatat e qeverisë nga koha e regjimit të Gruevskit, kur me para publike qeveria bënte fushata mediatike për “sukseset” në punën e tyre.

Ai beson se pagimi i propagandës politike në mediat me para të qytetarëve do të përforcojë lidhjet koruptive të mediave me partitë dhe do të ndikojë në raportimin e tyre për proceset politike në vend. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë shtypje mbi qeverisë pas përfundimit të referendumit, në mënyrë që këto ndryshime të fshihen nga Kodi Zgjedhor.

Për Selmanin është e papranueshme përfaqësues të qeverisë të bëjnë shtypje politike dhe financiare mbi Radiotelevizionin e Maqedonisë në kohë kur ato në mënyrë deklarative janë duke u angazhuar për servilin publik.

Drejtori i SHGM, Dragan Sekullovski e kritikoi sjelljen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili përkundër praktikave të mira evropiane, mundohet të marrë përsipër përgjegjësitë e Agjencisë për media me regjistrimin e onlajn mediave. Sipas tij KSHZ nuk mund të vlerësojë raportimin e mediave onlajn për referendumin dhe t’i dënojë për raportim të mos balancuar.