SHGM dhe KEMM: Mediat të mos marrin pjesë në përhapjen e jotolerancës dhe gjuhës së urrejtjes

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes që ishte e përdorur dhe e transmetuar në një pjesë të mediave në vend, gjatë festimit të fitores të klubit të hendbollit “Vardar”.

Marketing

Posaçërisht jemi të brengosur se një pjesë e mediave, gjatë disa ditëve të fundit, me raportimin e tyre jo vetëm që nuk dënuan gjuhën e urrejtjes që vinte nga një grup qytetarësh që bërtisnin slogane duke thirrur për dhunë, vdekje dhe jotolerancë në bazë etnike, por edhe merrnin pjesë në nxitjen e publikut.

U bëjmë thirrje gazetarëve dhe mediave në përgjithësi gjatë raportimit të tyre për këtë lloj të veprave penale të raportojnë në mënyrë të përgjegjshme duke respektuar Kodin e gazetarëve. Duke pasur parasysh të drejtën themelore të lirisë së medias, përkujtojmë gazetarët dhe redaktorët se raportimet e mediave duhet të përmbajnë të vërtetën dhe të mos fillojnë polemika dhe diskutime që do të nxisin tensionet dhe të përkeqësojnë marrëdhëniet midis qytetarëve.

Mediat duhet të veprojnë në mënyrë që do të dallohen nga transmetuesit e thjeshtë të informatave dhe fakteve dhe duhet të praktikojnë rolin e tyre të qetësuesve në raste të tensionuara në shoqëri, posaçërisht në raste kur supozohen vlerësime për përshkallëzimin e ngjarjeve. Ato duhet të shpjegojnë faktet, pjesëmarrësit, pozitat dhe çështjet e ndryshme, si dhe me kujdes dhe në mënyrë analitike t’i shpjegojnë ngjarjet.

Gjatë luftës për fitimin e publikut nuk guxon të vuajë gazetaria profesionale dhe roli i medias si vëzhgues aktiv dhe objekti i ngjarjeve.

Në të njëjtën kohë, apelojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme të hetojë rastin dhe të caktojë identitetin e personave që nxisnin gjuhën e urrejtjes, ndërsa më vonë, Prokuroria Themelore Publike të ngrit padi ku do të sanksionohen këto persona sipas Kodit Penal. Këto dy institucione duhet të kuptojnë seriozitetin e mosndëshkimit të fjalës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që duhet të ndalet për të shmangur veprimet që dalin nga gjuha e urrejtjes.

Presim që pjesëtarët e Qeverisë, partitë politike dhe bashkësitë fetare t’iu bashkëngjiten dënimeve publike të këtyre ngjarjeve. Me këtë gjest ato do t’i motivojnë institucionet që të jenë aktive në parandalimin dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes dhe veprat që dalin nga urrejtja, ndërsa me atë edhe vet do të tregojnë para publikut se nuk tolerojnë keqpërdorimin e lirisë së shprehjes.

Marketing