SHGM : Kryeministri t’u kërkojë falje gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon deklaratën të kryeministrit, Zoran Zaev në të cilën ai thotë se nuk do të lejojë ndonjë gazetar me suetë të rrëzojë qeverinë.
Fjalimi i tillë që sipas SHGM-së, mund të nxisë dhunë ndaj gazetarëve, e me këtë mund të përkeqësojë sigurinë e tyre dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.

“Kërkojmë nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev menjëherë t’u kërkojë falje gazetarëve, para së gjithash kolegut Branko Geroski nëse kjo deklaratë ishte e dedikuar për të dhe në të ardhmen të përmbahet nga diskreditimi i tillë i gazetarëve”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Sipas tyre, kryeministri Zaev si kryetar i partisë në pushtet duhet të demonstrojë se ka kapacitete të përballohet me kritikën që vjen nga gazetarët, duke dhënë kështu shembull për anëtarët e tjerë të Qeverisë, por edhe për opinionin në përgjithësi.

Në vend se të përballet në këtë mënyrë me gazetarët kritikë, ai duhet t’i inkurajojë ata në përpjekjet për të zbuluar keqpërdorimet e pushtetit, ndërsa institucionet duhet të reagojnë.

“Në të njëjtën kohë, në deklaratën e tij, Kryeministri përdori fjalim të papërshtatshëm kundër anëtarëve të komunitetit LGBTI që nuk i takon një politikanit serioz dhe bartës i një posti kaq të lartë. Si gazetarë dhe shoqatë e cila mbron barazinë dhe mos diskriminimin në të gjitha fushat, gjithashtu dënojmë edhe këtë pjesë të deklaratës së Kryeministrit Zaev dhe kërkojmë që ai publikisht të kërkojë falje”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

evn