SHGM pjesë e debatit për ndryshimet e kodit zgjedhor

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) do të përfshihet në debatin për ndryshimet e Kodit zgjedhor në drejtim të korrnizës juridike korrekte dhe të saktë për përfaqësimin mediatik të kandidatëve, si thelbësore për procesin zgjedhor demokratik. Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dispozitave për përfaqësim mediatik korrekt ka edhe Agjencia ppër Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, reforma e së cilës është ngujuar në komisionin kuvendor për zgjedhje dhe emërime, e cila keqpërdoret në mënyrën më të ashpër nga ana e opozitës.

Marketing

Këtë e deklaroi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në konferencën e sotme përfundimtare “Mbrojtja juridike e të drejtave zgjedhore” në organizim të Institutit për hulumtime juridike dhe politike, në partneritet me Ambasadat e SHBA-së dhe të Holandës në shtet.

Azhurimi i listës zgjedhore, theksoi ajo, është veçanërisht e rëndësishme për të drejtë zgjedhore të barabartë. Deskoska përkujtoi se një nga rekomandimet e OSBE/ODIHR për Kodin zgjedhor është pikërisht për azhurim të Listës zgjedhore, me qëllim që të mundësohet ajo të bëhet vazhdimisht me qëllim që askush të mos privohet nga e drejta e votës.

“Potencohet edhe nevoja që personat me afat të skaduar të vlerës së dokumenteve personale të mos privohen nga e drejta e votimit”, tha mes tjerash ministrja Deskoska.

Marketing