SHGM: Reformat në media të kthehen në Planin 18

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon Qeveria t’i kthejë reformat mediatike në Planin 18 dhe në mënyrë serioze t’u kushtohet premtimeve të dhëna komunitetit të gazetarëve dhe të Këshillit Evropian për korrigjimin e Kodit Zgjedhor, i cili gjatë kësaj vere u ndryshua dhe u plotësua pa debat dhe në mënyrë jotransparente.

Marketing

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë proteston që Qeveria i ka fshirë reformat mediatike nga Plani për reforma prioritare 18. Sqarimi i Qeverisë se reformat mediatike nuk janë në planin reformues pasi që ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale e kanë kaluar procedurën qeveritare është absolutisht e papranueshme. Miratimi i ligjit për ASHAAM në Kuvend është obligim i përbashkët i Qeverisë dhe i shumicës parlamentare”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Nga SHGM e përkujtojnë Qeverinë se vullneti i saj politik të luftojë kundër politikës së jondëshkueshmërisë së dhunës ndaj gazetarëve nuk është realizuar.

“Nga 59 sulme të gazetarëve në pesë vitet e kaluara vetëm në dy raste sulmuesit janë dënuar ndërsa të tjerët janë të pahetuara, apo të hetuara pjesërisht”, thonë nga SHGM.