SHGM shënon Ditën ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme sot organizojnë ngjarje për shënimin e 02 nëntorit, Dita ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.Vitin e kaluar të paktën 88 gazetarë dhe punonjës të mediave janë vrarë, mijëra të tjerë janë sulmuar, ngacmuar, ose janë burgosur me akuza false, duke mos i respektuar procedurat përkatëse. Kjo është e papranueshme dhe nuk guxon të bëhet praktikë sepse kur gazetarët sulmohen, atëherë shoqëritë në tërësi paguajnë çmim.Qëllimi është të dërgohet porosi e qartë për opinionin se sulmet mbi gazetarët nuk do të tolerohen dhe do të dënohen në mënyrë të ashpër. Nga ana tjetër, do të dërgohet porosi edhe për institucionet, që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i hetojnë sulmet mbi gazetarët në periudhë sa më të shpejt.
Në këtë ngajarje fjalime do të kenë kryetari I SHGM-së Mlladen Çadikovski, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, ambasadori i mbretërisë së Holandes, Dirk Jan Kop,Zv/shefi i misionit të OSBE-së në vend, Xhefri Goldstajn si dhe Erol Onderoglu- gazetar dhe përfaqësues i Reporterëve a Kufi.
Es.

Marketing
Marketing