SHGM: Siguria e gazetarëve – shqetësuese

Situata e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë vitit 2020 nuk është përmirësuar për dallim nga viti 2019, por përkundrazi është përkeqësuar. Edhe përkundër faktit që Maqedonia e Veriut u ngjit për tre shkallë më larët në raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij”, të dhënat e fundit të SHGM-së flasin se që nga fillimi i vitit 2020, janë denoncuar gjithsej 14 sulme dhe kërcënime të ashpra kundër gazetarëve, nga të cilat më shumë se gjysma janë ndaj gazetareve femra. Shqetësues është edhe standardi i dyfishtë i gjykatave kur bëhet fjalë për gazetarët dhe politikanët.

Marketing

“Për krahasim, vitin e kaluar kishte vetëm katër incidente të tilla, që do të thotë se këtë vit sulmet dhe kërcënimet janë tre herë më të larta. Në dhjetor të vitit 2020, Gjykata Themelore civile në Shkup solli vendime me të cilat u pezulluan paditë e paraqitura nga gazetarët Natasha Stojanovska dhe Dushica Mërgja, të cilët kërkuan dëmshpërblim nga shteti për shkeljen e të drejtave të tyre gjatë ngjarjeve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27.04. 2017.”,- deklaroi kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski.

“MPB më tepër të merret me këtë pjesë pra të sulmeve ndaj punonjsëve të medIave që bashkarisht me iniciativën tonë të kontirbuojmë që ky numër në të ardhmen të zvogëlohet.”,- tha hulumtuesi, Millan Spirovski.

SHGM me reagime edhe kundër reklamimit të paguar politik në mediat audiovizive që sipas saj duhet të shfuqizohet. Thonë se ky lloj reklamimi është mënyra për të “blerë” pronarët e mediave dhe ndikon negativisht në politikën e pavarur editoriale.

Marketing