Studimet e ISHP për shëndetin mendor tregojnë statistika të larta për numrin e personave të prekur nga depresioni dhe vetëvrasjeve. Të dhënat tregojnë se 279 persona në 100 mijë banorë janë prekur nga depresioni ndërsa për të njëjtën statistike popullsie janë vetëvrarë.

Por të dhënat shqetësuese përsa i takon vetëvrasjeve dhe depresionit i përkasin grupmoshës së re, nxënësve në shkollë të mesmeve.

Studimi i realizuar nga ekspertit i ishp Alban Ylli në tri shkolla të mesme në Tiranë, tregon se 4-8% e nxënësve kanë menduar seriozisht vetëvrasjen. Studimi evidenton se 1 në 3 nxënës shfaqte shenja depresioni. Dr Ylli në analizën e tij e tij bazuar mbi përgjigjet e pyetësorit thotë se risku më i madh për shenjat e depresionit dhe mendimet për vetëvrasjet duket se i kanë nxënësit që nuk kanë lindur në Tiranë.

Referuar gjinisë, rezulton se femrat janë ato që kanë risk më të madh të depresionit të cilat më pas mund të çojnë në një moshë më të rritur në probleme kardiake.

Referuar indikatorëve, depresioni dhe shëndeti mendor në tersi lidhet me të nderit pa shpresë, ndryshimet demografike, stilin e jetesës.

Studimet në botë tregojnë se edhe fëmijët deri në 4 vjeç vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit. Nxënësit në shkollat fillore janë duke përjetuar çrregullime të ngrënies, dëmtimin e vetes, kriza paniku madje edhe deri në mendime vetëvrasëse.

Mësuesit paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor, bullizmi dhe ngacmimet seksuale janë bërë pjesë e përditshme e jetës për shumë fëmijë.

Ndërsa psikologët e lidhin këtë situatë edhe me varësinë ndaj rrjeteve sociale dhe mbylljes së fëmijës në dhomë pa kontakte me prindërit dhe bashkëmoshatarët./Ora News